Rreth 1000 kilogramë produkte ushqimore janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës, pasi ishin në një automjet i cili ishte duke i kontrabanduar ato në regjionin e Prizrenit.
Në njoftimin e Doganës, thuhet se për këtë rast ka filluar procedura kundërvajtëse.
“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas ekzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë”, thuhet në njoftim