“Sekretari Blinken naiv”, Kurti çelet në Londër: Nganjëherë e kam tepruar, mund të mësojmë nga e kaluara

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në një podcast “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell. Steëart një ish – diplomat në rajon që thotë se e ka takuar Kurtin para 20 vitesh, ndërsa Campbell, ish – këshilltar dhe strateg i komunikimit të Tony Blair, gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë kryeministër. Campbell më vonë bashkë me ish -shefin e tij  kanë ardhur në rajonin e Ballkanit si konsulentë të Edi Ramës e Aleksandar Vuçiqit, ndërkohë që këtë e kanë bërë edhe për qeveri tjera në botë.

Campbell e ka pyetur Kurtin për raportet e tij me aleatët dhe për deklaratën e tij se Sekretari i Shtetit Anthony Blinken është naiv.

Duke u përgjigjur në këtë pyetje, Kurti thotë se gjatë karrierës së tij ndonjëherë e ka tepruar.

“Krej aktivizmi im politik është shënuar me idealizëm në një nivel, dhe në nivelin tjetër nga konsistenca dhe insistimi aq sa kam mundur të bëjë, sipas aftësisë dhe dijeve të mia. Shprehja e këtyre nganjëherë ka qenë e tepruar, nganjëherë insistimin tim e kam ekzagjeruar…” ka thënë Kurti.