Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se në konsultimet që ka pasur qoftë në Prishtinë e Beograd me aktorë politikë, por po ashtu edhe me partnerë ndërkombëtarë, nga ta ka pasur pakënaqësi në nivelit e përparimit të dialogut.
Ziadeh në fjalën e saj përmendi edhe procesin e votimit të së dielës në katër komunat veriore, ku tha se nga mbi 46 mijë votues që ishin regjistruar, vetëm 253 persona kanë dhënë votën e tyre, e që sipas saj një gjë e tillë për zgjat situatën e ndjeshme atje.
“Kam mbajt shumë konsultime me aktorë politikë në Prishtinë dhe Beograd, udhëheqës fetare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, një prej vëzhgimeve është pakënaqësia e nivelit me përparimin e dialogut. Muajin e kaluar janë bërë përpjekje për legjitimitetin e qeverisjes lokale në katër komunat veriore”.
“Në vitin e kaluar serbët e Kosovës në katër komunat veriore kanë mbledhur nënshkrime për të nisur procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave. Tash rishtazi përfaqësues të komunitete serb kanë pohuar se kushtet për zgjedhjen e kryetarëve nuk lejojnë një pjesëmarrjeje gjithëpërfshirëse”.
“Procesi është bërë dje pa pasur incidente sigurie, por vetëm 253 nga 46 mijë votues të regjistruar kanë dhënë votën e tyre, kjo fatkeqësisht përgatit skenën për për zgjatjen e një situate fragjile”, tha ajo para KS.