Blerina Gashi, 33 vjeçare me prejardhje nga fshati Mramor i Prishtinës, ishte pjesë e emisionit ‘’Za me Kaltërinen’’, që transmetohet çdo të shtunë, prej orës 21:10 në Televizionin 7.
Blerina ka katër vite që është kyçur në punën e mirëmbajtjes apo pastrimit, fillimisht në kompani private e tash në Ndërmarrjen Publike Banesore në kryeqytet.
Ndonëse ka studiuar për farmaci e filozofi, ajo në pamundësi të gjetjes së punës në këto profile, ka zgjedhur të punojë si mirëmbajtëse.