Ministri për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se 16 vjet nga pavarësia, Austria vazhdon të qëndrojë me Kosovën.
Ai ka shkruar në platformën ‘X’, për takimin që ka pasur me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po viziton Austrinë.
“Me kënaqësi e mirëpres Gërvalla-Schwarz në Vjenë.16 vjet nga pavarësia, ne vazhdojmë të qëndrojmë fort pranë Kosovës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, angazhimi konstruktiv nga të dyja palët në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për zhbllokimin e derës së BE-së.