Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ata janë të gatshëm për dialog me Qeverinë për zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Jasharaj ka thënë se në se nuk reflektohet nga Qeveria greva do të vazhdojë gjatë dhe nuk ka kthim prapa.
“Na jemi të gatshëm edhe të shtunave edhe të dielave të shkojmë në dialog. Ka kërkesa që mund të zgjidhen për 1 orë. Qeveria duhet të ulet me ne, ne jemi të gatshëm. Uroj që Presidentja të mos të na shohë të pabarabartë, pra të dy palët ti kritikojë aty ku duhet. Hajde të ulemi sinqerisht dhe të gjejme zgjidhje. Nese nuk reflekton Qeveria, nuk ka zgjidhje, kjo situatë mund të zgjasë edhe me muaj. Qeveria nuk po do dialog me sindikatat, në mënyrë që të na gjunjëzojë. Greva mbyllet kur ulet Qeveria dhe diskutojë me ne, greva mbyllet në BSPK dhe para mediave ,nese plotësohen kërkesat tona” tha Jasharaj në Kanal 10