Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, mori fjalën me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku foli pak për historinë e saj, me shumë emocione, raporton Sinjali.
Bogujevci, e cila i ka mbijetuar masakrës në Podujevë, me 28 mars të vitit 1999, tha se para 25 vitesh ishte e brishtë dhe me zemër të thyer – pa pjesën më të madhe të familjes.
“Një natë më parë e ndjeva një qetësi shpirtërore. E mendoja edhe nëse do të ndodhte diçka e keqe, nuk do të trembesha. Atë kohë, i pata mbushur 14 vjeç. Sot është një ndjenjë krenarie që çdo ditëlindje kur e feston, në këtë ditë të madhe të çlirimit. E kemi paguar shumë shtrenjtë lirinë tonë. Para 25 vitesh, isha një vajzë e brishtë, gjysmë e gjallë, me zemër të thyer se nuk kisha pjesën më të madhe të familjes. Sot para jush dhe bashkë me ju, ndjehem krenare që mund t’i shërbej popullit dhe vendit tonë.”, tha Bogujevci, raporton Sinjali.
Sarandës i janë vrarë 16 anëtarë të familjes.