Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Palokaj: Ka momentum për heqjen e masave ndaj Kosovës

Gazetari Augustin Palokaj pretendon se në BE po krijohet një momentum për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Megjithatë, ai nuk ka thënë shumë detaje se si po krijohet ky momentum.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se ende ka vende anëtare të BE-së, të cilat nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

“Kam përshtypjen se po krijohet momentumi për heqjen e masave, por ende ka vende që duan të shfrytëzojnë procedurën për të zvarritur procesin. Demokracia nënkupton shumicën e qartë në Parlament të BE-së. Shumica është në favor të anëtarësimit, në favor të marrjes së statusit të vendit kandidat, por edhe pse kjo shumicë ekziston, në BE vendoset me konsensus. Nëse i kemi 5 shtete që s’e njohin Kosovën, ato e pengojnë në procese formale”, ka thënë Palokaj, i cili prej vitesh raporton nga Brukseli për disa media kosovare.