Kryeministri Edi Rama ka pritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë liderët e rajonit dhe udhëheqësit e BE-së, në nisje të Samitit historik të Procesit të Berlinit.
“I zoti i shtëpisë” i uroi mirëseardhjen të gjithë liderëve, të cilët mbërrin një nga një jashtë ambienteve të kryeministrisë.
Rama do të presë të gjithë liderët, deri sa të nisë dhe sesioni i parë i punës, që do të jetë në orën 12:00. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Piramidës.