Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e konfirmuan avokatët Labinot Vata e Besiana Ismajli, të cilët e mbrojnë Lushtakun.

Kryetari i Skenderajt shkoi në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në këtë qytet, Hysni Mehanin.

Lushtaku ka thënë se respekton institucionet për të cilat ai dhe bashkëluftëtarët kanë luftuar.

Në një shkrim në Facebook, Lushtaku ka thënë se për dallim nga kryeministri në detyrë, ai respekton dhe iu përgjigjet institucioneve të vendit.

Përndryshe, mbrëmë u zhvillua një aksioni i Policisë së Kosovës në Skenderaj, ku Njësia Speciale kreu bastisje dhe ndaloi disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.