Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se KMDLNJ ka keqpërdorur rreth 100 mijë euro të taksapaguesve.
Me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se rasti është dërguar në Gjykatë.
“KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100.000€ të taksapaguesve. Rastin e kemi dërguar në Gjykatë dhe këta që supozohet t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, le të përgatiten ta mbrojnë fillimisht veten para drejtësisë!”, ka shkruar Sallahu.
Ai gjithashtu u shpreh se liritë dhe të drejtat e njeriut i cënojnë pikërisht ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni, i cili në thelb është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes të cilës rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut.
“Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin!”, ka thënë Sallahu.