Fitim Salihu, analist e publicist, ka shkruar një status në lidhje me zhvillimet e fundit, duke komentuar deklaratat e eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përkrahësve të tyre rreth dinjitetit të shtetit të Kosovës.
Ai ka shkruar se herën e fundit kur kosovarët kanë qëndruar vetë, vetëm 1% qenë të gatshëm për të mbrojtur atdheun dhe dinjitetin e tij.
“Ishalla s’e merr vesh Amerika që jemi vend i pavarur dhe sovran, që mujmë me qendru vetë e me mbrojtë dinjitetin. Herën e fundit që kemi qëndru vetë, veç 1% janë kanë të gatshëm me mbrojtë dinjitetin e atdheut”, shkroi Salihu.
Kujtojmë që pas kërkesës së Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti e shtyu për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes ndaj ngasësve të veturave me targa ilegale.
Ndërsa, që nga dje Joseph Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, është në shënjestër të kritikave të partisë në pushtet, pra LVV, pasi ai e kritikoi publikisht kryeministrin Kurti dhe Kosovën për refuzimin e marrëveshjes për targa.