Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore e gjumit”, por kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin..
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.
Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin pesë orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin shtatë orë.
Sasia ideale e gjumit
Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore gjumit” të nevojshëm, por në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë.
Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë shtatë orë gjumë.
Në një studim të botuar në revistën “Nature Aging”, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor