Pagesat për pensionistët dhe ndihma sociale prej 100 eurosh të ndara nga qeveria do të paguhen për një muaj.
Të dy kategoritë do të marrin nga 100 euro.
Raportohet se pensionistët do t’i marrin nga 100 euro më shumë në muajin tetor, kurse studentët në muajin nëntor.
Gjithashtu, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore që përfshin edhe grevistët në arsim dhe administratë publike.
MFPT thekson se mos-përditësimi i listave ka bërë që ketë vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar.