Gazetarja ruse, Daria Aslamova, është shpallur të dielën person i padëshirueshëm në Kosovë.
Sipas një vendimi të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, asaj i ndalohet hyrja në Kosovë për pesë vjet.
https://permbledhja.com/spiunja-ruse-ndalohet-te-hyje-ne-kosove-svecla-kishte-synim-destabilizimin/
Për këtë vendim të autoriteteve kosovare ka reaguar ambasada e Rusisë në Beograd.
Sipas mediave serbe, këtë vendim ata e kanë quajtur provokim nga ana e Kosovës.
“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, ku Prishtina i ka injoruar plotësisht parimet themelore demokratike, duke përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e ligjit dhe organizatat ndërkombëtare ekspertë të dalin menjëherë me një vlerësim publik për atë ngjarje”, thuhet në një deklaratë të ambasadës ruse.