Berat Rukiqi, anëtari i Kryesisë së LDK-së, tha se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, dështimet që po i bën në shumë fusha po i përkthen si suksese rekorde.
Ai tha se për këtë arsye kanë vendosur ta quajnë “Qeveri e paaftë dhe krenare me të”.
Rukiqi në një konferencë për media ka thënë se Kurti është duke vazhduar ti paraqes si rekorde edhe dështimet me Inflacioni, ku sipas tij, në bazë vjetore inflacioni ka qenë me rritje 4.9%.
“Dështimet për te cilat po flasim e kanë burimin e kësaj qeverie, me rëndësi është që të njëjta po vinë me faturë të shtrenjtë e që po paguhen nga qytetarët e vendit”.
“E thash që kryeministri vazhdon ti paraqes si rekorde dështimet si Inflacioni në bazë vjetore me rritje 4.9%. Inflacioni ishte i pashmangshëm si shkak i ndryshimeve globale, por në vend do ishte më ndryshe nëse qeveria do kishte vullnet adresimin e saj bazuar tek qytetarët”, deklaroi ai.
Rukiqi tutje tha se 100 euro të vitit 2024, sot kanë vlerën e 81,65 euro, raporton Ekonomiaonline, transmeton Klankosova.tv.
Si dështime të radhës ai i renditi deficitin tregtar me rritje prej 56.5%, dhe eksportin me 101 euro më se vitin e kaluar.