Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin përkrahje financiare për shtetet që i ka partnere, megjithatë thotë se ndihmat s’do të jepen në mënyrën se si janë dhënë nga administratat e kaluara.
Ai ka përmendur USAID-in dhe mënyrën se si ka funksionuar financimi për OJQ e për Qeveritë e ndryshme, duke thënë se disa projekte kanë qenë të mira, por disa të tjera jo dhe aq.
Rubio ka thënë se tashmë do të kërkojnë nga Qeveritë e vendeve partnere, përmes ambasadave respektive, se cilat janë nevojat e tyre dhe do të vendosin pastaj për dhënien e ndihmës.
Këtë qëndrim të Sekretarit Rubio e ka shpërndarë edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.