Rubin: UÇK mori në dorë fatin e njerëzve të tyre, për të mos lejuar masakrimin nga Serbia

Sot në Hagë po dëshmon ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë, Rubin tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës “mori në dorë fatin e njerëzve të tyre, për të mos lejuar masakrimin e tyre nga shteti serb”

“Pastaj edhe Serbia u kundërpërgjigj ashtu siç e di historia”, tha Rubin.