Segmenti i unazës në qytet prej 650 metra si pjesë e projektit të ndërtimit të rrugës Rahovec – Hamoc – Fortesë, dje është bërë me ndriçim publik.
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se janë vendosur 30 poqa te ndriçimit me vlerë 20,000.00 euro
“Ky segment rrugor, përveç sigurisë, krijon edhe qasje të mirë për të gjithë qytetarët që levizin gjatë mbrëmjes duke shfrytëzuar këtë rrugë në formë shtegu. Përurimi i ndriçimit publik i cili lidh rrugën “Mexhit Mustafa” e të shpie kah Veraria “Kosova Ëine” dhe lidhet me rrugën “Vëllezërit Haradinaj”, në gjatësi 650m (30 drita), i jep një peshë tjetër kësaj pjese të qytetit, gjegjësisht unazës që shkarkon qarkullimin e automjeteve, lehtëson qasjen për lidhje më të mira të qytetit me rrugën e Hamocit që të lidh me Fortesën e Brestocin, po ashtu edhe me rrugën drejt Suharekës”, ka sqaruar ai.
https://permbledhja.com/drejtori-i-hardh-fest-agron-sokoli-shpalos-programin-per-edicionin-e-sivjeme-ka-nje-thirrje-per-qytetaret-e-rahovecit/