Rrudhani më meritori. Kosova ka shënuar fitore për ta rikthyer atmosferën në kamp, pas ndodhive të fundit që u përdorën nga palët e treta për të goditur kombëtaren në një variant apo tjetër.
Një 4-0 në AEK Larnaca, me çështjet e fitueses që duket të ishte mbyllur pas 45 minutave të para.
Agjëruesi Vedat Muriqi gjeti rrugën e golit, madje dy herë dhe në të dyja radhët duke shfrytëzuar në maksimum asistimet e Donat Rrudhanit.
Mbrojtësi i majtë fillimisht fitoi penallti në minutën e 9, të cilën me sukses e konkretizoi sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi.
Ky i fundit shënoi sërish dymbëdhjetë minuta më vonë. Prizrenasi realizoi me kokë duke konvertuar në përpikmëri harkimin e bukur të Rrudhanit.
Me të hyrë në pjesën e dytë ndërkaq, gjërat u qartësuan edhe më shumë. Albion Rrahmani që kishte veç tre minuta, pasi zëvendësoi Muriqin në mes dy pjesëve, shënoi për 0-3, para se djaloshi nga Rahoveci, Lumbardh Dellova të gjuajë me të djathtën për të regjistruar shifrat përfundimtare, Qipro 0, Kosova 4./Përmbledhja