Një vit më parë një ton pelet kushtonte rreth 250 euro, por sot ky çmimi gati është dyfishuar. Për çmimin e kësaj lënde djegëse sot është ankuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, shkruan Insajderi.
‘480 euro një ton pelet!”, ka shkruar Lufiu në llogarinë e tij në Facebook.
Për çmimin e peletit, ai ka shkruar edhe më 13 korrik të këtij viti, ku ka deklaruar se një tol pelet ka kushtuar 400 euro, që i bie se për dy muaj çmimi i një toni pelet është rritur për 80 euro.
“Dallimet në çmime: Korrik 2021, një ton pelet 179 euro. Korrik 2022, një ton pelet 400 euro! A ka kush merret me prodhuesit dhe importuesit e peletit?”, shkruante ai.