Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin gusht 2022.
Sipas ASK-së, inflacioni i muajit gusht është rritur për 0.2 për qind në krahasim me muajin korrik të vitit 2022, ndërsa 13 për qind nëse krahasohet me gushtin e vitit të kaluar.
Siç thuhet në njoftim, lëndët djegëse si drutë e peleti janë shtrenjtuar për 6.3 për qind në krahasim me muajin e kaluar, 3.6 për qind janë ngritur çmimet për djathë dhe vezë, mallra dhe shërbime për shtëpi 2.3 për qind, ndërsa çmimi i bukës dhe i drithërave është rritur për 0.6 për qind.