Anëtari i kryesisë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas ekzekutimit të fundit të pagave në sektorin publik.
Ai ka thënë se kjo ngritje e koeficientit prej 105 në 110 euro ka pasur impakt minimal.
Ndërkohë ai ka listuar edhe disa pagat e ngritura nga disa nga profesionet në Kosovë.
U cek që një polici të thjeshtë paga i’u është rritur për 25 euro, e mësimdhënësve 29 euro.
Kjo përderisa ngritje më të lartë të pagave kanë pasur pozitat e larta politike, si Presidentja, Kryeministri etj. dhe këshilltarët politik.
“.. me këtë koeficient dhe me këtë ngritje pagash, nuk do të bëhet zgjidhja e nevojshme e cila do të zbuste krizën ekonomike të familjeve tona dhe kësisoj nuk do ta ndalë trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi”, ka thënë ai.