Policia serbe po vazhdon “hakmarrjen” e saj si rrjedhojë e arrestimit të djeshëm të kriminelit të saj në veri të Kosovës, Milun Milenkoviq.
Autoritetet, konkretisht policia serbe ka arrestuar në Merdarë disa kosovarë, shkruan lajmi.net.
Në mëngjes u raportua të jenë dy kosovarë, mirëpo numri i tyre, siç mëson lajmi.net është rritur.
Të njëjtit po arrestohen pa arsye valide, teksa deri tash ka heshtje totale nga autoritetet e Kosovës.