Ministria e Arsimit ka njoftuar se është kryer pagesa për grupin e dytë të prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e librave për fëmijët e tyre.
Kështu në total numri pagesa të kryera ka shkuar në 130 mijë, nga 178.580 aplikime.
“Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet. Jemi në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore”, njofton MASHTI.
Javën tjetër pritet që të kryhen pagesat edhe për 48.580 aplikues.