Rreth 1 milion e 200 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tash.
Kjo është bërë e ditur në konferencën për media nga Agjencia e Statistikave.
Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Avni Kastrati, U.D kryeshefi në Agjencinë e Statistikave.
Kastrati ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.