Për shkak të shkarkimeve të shpeshta të rrufeve në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dalë me rekomandime për qytetarët se si të veprojnë në situata të tilla.
Në një komunikatë të publikuar të mërkurën, IHMK-ja ka rekomanduar që gjatë stuhive, të sigurohen të gjitha pajisjet ose objektet që mund të fluturojnë për shkak të erës ose shiut të fortë, të mbyllen dyert dhe dritaret, të shmanget kontakti me rubinetet e kuzhinës dhe banjës, radiatorët dhe objektet e tjera metalike, pasi janë përçues të mirë.
Ndërsa, Instituti rekomandoi edhe qëndrimin larg shtyllave të larta, shmangien e ndërtesave apo të makinave nëse nuk mund të përdorën si strehim dhe shmangien e pemëve të larta, nëse gjendeni në pyll.
Listën me rekomandimet e plota të IHMK-së mund ta gjeni më poshtë.