Eman Rrahmani, deputet i LVV-së, ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale, ku përfshihej Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar, dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.
Në lidhje me këtë temë, në Klan Kosova, Rrahmani ka theksuar se Kusari nuk e përfaqëson atë, pasi vjen nga një subject tjetër.
“Unë e kam pasur qëndrimin tim që Mimoza Kusari vjen prej një subjekt tjetër politik, nuk më përfaqëson mua, përfaqësimi im si deputet në Kuvend bëhet nga unë si deputet, si përfaqësues direkt në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk e ndjejë vetën të përfaqësuar nga një deputetet apo një deputet tjetër cilido qoftë ai”, është shprehur ai.
“Ky vlerësim i imi ka qenë publik edhe para se të ndodhin këto përgjime, kështuqë edhe tani nuk është se kam ndonjë ndryshim, për shkak se unë kam qenë në deklarim rreth përfaqësimit edhe para se të ndodhin këto përgjime”, u shpreh tutje ai.