Rrahmani i bindur që do ta kalojë pragun

Eman Rrahmani nga “Lista për Familjen”, është i bindur që do ta kalojnë pragun në zgjedhjet që do të vijnë.

“Nëse s’kisha besuar, nuk do e nisja hiç këtë punë. Jam shumë i bindur që ky projekt do të ketë sukses”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.

Ish-deputeti i VV-së, thotë se në jetën e tij s’ka qenë ndonjëherë më optimist se në këtë projekt.

“Kurrë në jetën time, nuk kam qenë asnjëherë më optimist se në këtë projekt, për shkak e di që angazhimi është i sinqertë, qëllimi është i pastër”, u shpreh Rrahmani.

“Është duke u mirëpritur mirë, nga secili qytetarë”, shtoi ai.

Rrahmani tha se projekti i tij ka lindur si nevojë e iniciativave që sipas tij kanë agjenda për shkatërrimin e familjes.

“Si i tillë besoj se do të jetë i suksesshëm për shkak se nuk është bërë për qëllim të daljes kundër dikujt, mirëpo për ruajtjen e vlerave të familjes tradicionale”.