Disa persona janë rrahur në mes veti në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili theksoi se pesë persona janë shoqëruar për në stacion policor.
Borovci theksoi se nga kjo rrahje tre persona janë lënduar dhe janë duke e marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona”, ka thënë Borovci.
“Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.