Në një përleshje fizike janë përfshirë dje dy persona në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku si rrjedhojë ka intervenuar Policia.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve, ku 22-vjeçari ka eskaluar më pas në dhunë fizike ndaj viktimës, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.
54-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.