Një rrahje mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje po dyshohet të këtë ndodhur në Kuvendin komunal të Podujevës, shkak po del të jetë emërimi i shefit të grupit parlamentar, shkruan Insajderi.
Siç mëson Gazeta Insajderi, në rrahje janë përfshirë Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu.
Sipas po të njëjtave burime, Artrit Mulliqi për shkak lëndimeve është përcjell me autoambulancë për në spital.
“Mosmarrëveshja ka ndodhur për shkak të emërimit të shefit të grupit parlamentar të LVV në Kuvend. U emëru Haki Rudari”, i tha ky burim Insajderit.
Rasti ka nisur brenda mbledhjes së Kuvendit derisa ishte duke raportuar komandantit i Stacionit policor të Podujevës.
Të dy, Mulliqi dhe Fetahu janë përcjellur në stacionin policor.