Rrahen mes vete motër e vëlla në Podujevë

Motër e vëlla janë rrahur mes vete të shtunën në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, pas një mosmarrëveshje, ata janë rrahur mes vete.

Të dy kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 22.04.2023-23:20. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.