Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partnere e madhe e Kosovës

Ambasadori gjerman në largim, Jorn Rohde, ka dhënë mesazhin e fundit si ambasador në Kosovë. Përmes një videoje ai ka thënë se do t’i mungojë Kosova, njerëzit e saj e ecjet në male.

Rohde ka shtuar se gjatë pesë vjetëve ka parë shumë zhvillime të bëhen. Ka theksuar tutje se Gjermania ka qenë gjithnjë dhe do të jetë partner i madh për Kosovën.

“Kemi parë shumë zhvillime. Liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike. Siç e dini, 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani.

Ky numër po rritet. Dhe jam i sigurt se lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë drejtim, do të doja t’ju lutesha që t’ia zgjasni miqësinë tuaj edhe pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti”, ka thënë ai.

Thank you for five wonderful years and don’t forget to keep the ball rolling.

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) September 26, 2025 at 9:42 AM