Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë ditës së sotme ka zhvilluar vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), respektivisht Termocentralin Kosova B.
Rizvanolli është mirëpritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv, Përparim Kabashi, Kryesuesi i Bordit Arton Ahmeti dhe menaxhmenti i KEK-sh.a.
Kabashi ka njoftuar ministren Rizvanolli për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për implementimin me sukses të projekteve kapitale, si ai i Dilatimeve në Kaldatë e njësive B1 dhe B2 që njëherësh kanë qenë parakusht për implementimin e projektit të Elektro-Filtrave dhe pajisjeve për zvogëlimin e DeNOx-it, si dhe projekti i ndërrimit të zbarrave të Gjeneratorit në njësinë B1 i cili gjithashtu ka përfunduar me sukses.
Po ashtu është bërë e ditur se përveç projekteve kapitale, në dy njësitë e termocentralit Kosova B janë kryer edhe një sërë riparimesh të tjera, të cilat ishin planifikuar gjatë remonteve të rregullta vjetore të cilat kanë ndikuar në ngritjen e sigurisë se operimit