Rifat Jashari me mesazh të fuqishëm nga Prekazi: Të jemi sa më të bashkuar, siç e do shqiptaria

Rifat Jashari ka folur shkurt në natën e fundit të Epopesë së UÇK-së, e cila njihet edhe si “Nata e Zjarreve”.

Kreu i familjes Jashari si gjithnjë fjalë pak, por me mesazh të fuqishëm, ka ftuar për bashkim.

Ai ka thënë se duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Mirëmbrëma të gjithëve, mirë se keni ardhë. Shpresoj që gjithmonë të jemi të bashkuar. Shpresoj që të jemi sa më të bashkuar, siç e do shqiptaria.” – ka thënë Jashari.