Ish-luftëtarit të UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili, me grupin e tij të vullnetarëve, është kthyer në një fije shprese dhe shpëtimtar për të gjithë ata persona, të cilët po humbin në rrethana të panjohura ka një apel.
Atij i ka humbur kuleta me të gjitha dokumentet dhe një shumë parash.
Ish-ushtari apelon tek qytetarët që kanë hasur në kuletën e tij, t’ja kthejnë të paktën dokumentet.
“Te dashur qytetar te ndershem. Kushdo qe ma ka gjet kuleten me dokumente,ju bej thirje me zemer e shpirt, te me i ktheni dokumentet. Po ju lutem nga zemra . Ne kulet kam dokumente te vlefshme verifikimi dhe 1900 euro para. Ju lutem ju pergjerohem te pakten dokumentet te me i ktheni”, ka shkruar ai në Facebook.