Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me të cilin ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën.
Vuçiq i ka folur Dodikut për siç u tha “aktivitetet e Serbisë dhe delegacionit të saj në OKB në lidhje me propozimin e Gjermanisë dhe fuqive të tjera të mëdha për miratimin e rezolutës për Srebrenicën”, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit.
Në këtë takim, presidenti serb tha se “situata për popullin serb është shumë e vështirë dhe komplekse” dhe se sipas tij “është fare e qartë se vendet e mëdha perëndimore do të përpiqen ta miratojnë rezolutën e lartpërmendur, pothuajse me çdo kusht”.