Reporteri: Memli Krasniqi mbledhë Grupin Parlamentar të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thirrur sot në orën 12:30 një mbledhje me deputetët e kësaj partie.

Reporteri mëson se takimi i Grupit Parlamentar  ka nisur. Ende nuk janë bërë publike arsyet e mbledhjes.

Po ashtu, është paralajmëruar se në orën 14:00 Krasniqi do të mbledhë edhe Kryesinë e partisë.

Këto zhvillime vijnë vetëm një ditë pasi deputetët e PDK-së abstenuan në votimin për Dimal Basha si kryetar i Kuvendit.

Ky qëndrim erdhi ndonëse PDK kishte deklaruar më herët se do ta mbështeste kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse ai nuk do të kishte qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Megjithatë, partia zgjodhi të abstenojë, edhe pse Basha nuk kishte qenë pjesë e ekzekutivit.