Rrustem Mustafa, ose ndryshe komandant Remi, ka njoftuar se ka përfunduar dëshminë në Hagë.
Mustafa, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta”.
“Sapo përfundova dëshminë time në Hagë, e rëndë shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta”, shkroi Mustafa.
“Nuk ka relativizim të fajit, Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj”.
Ai thekoi se ‘ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim’.
“Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit”.
“Ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar”.
“Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë̈ imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht”.