Fushë Kosova dhe shumë komuna të tjera tashmë kanë një numër më të madh të banorëve krahasuar më vitin 2011, kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë.
Se kur pritet të nisë ky proces, i paraparë të fillojë qysh nga viti i kaluar, ka folur Ilir Berisha, kryeshef i ASK-së.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar këtë javë projektligjin për regjistrimin e popullsisë.
Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se Komuna e Fushë Kosovës kishte një popullsi mbi 34 mijë banorë. Por, në këtë komunë llogariten të jenë mbi 50 mijë. E që nga ajo kohë sikurse në shumë komunë të tjera, numri i popullsisë është rritur dukshëm.
Ilir Berisha, kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka thënë se pandemia dhe situate politike bëri qe procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet.
Ai ka dhënë detaje se kur pritet të fillojë ky proces.
“Jemi në fazën qe po shpresojmë qe gjate muajit korrik të aprovohet pas leximit të dytë në Kuvend dhe kjo na mban me shpresë se nëse miratohet, mundësit janë që regjistrimi të fillojë ne gjysmën e vitit të parë të 2023. Kjo për shkak të afateve ligjore që kërkon ky proces”, tha ai për RTK.
Berisha shtoi se regjistrimi është një proces mjaft i rëndësishëm i cili pritet të zgjidhë shumë probleme në fusha të ndryshme.
Berisha ka thënë se regjistrimi pritet të bëhet në mënyrë digjitale dhe të këtë përfshirje në gjithë territorin e Kosovës.