Shumë njerëz do të ndiheshin me fat sikur të pranonin ofertë 30 milionë dollarë për shtëpinë e tyre. Familja Zammit nga Australia e kishte këtë fat, por që e refuzuan.
Familja hodhi poshtë një ofertë nga një kompani ndërtimi me vlerë 30 milionë euro për shtëpinë e tyre në formë kështjelle.
Prona mbresëlënëse ndodhet në periferi të Quakers Hill vetëm 40 minuta nga qendra e Sidneit. Rreth shtëpisë së tyre tani është bërë thuajse një qytet i vogël me shtëpi luksoze.
“Dikur ishte tokë bujqësore e mbushur me shtëpi të vogla dhe vila. Çdo shtëpi ishte unike dhe kishte shumë hapësirë. Por nuk është më kështu. Nuk njihet më ky vend,” ka thënë Diane Zammit, pronare e shtëpisë./Indeksonline/