Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pas arrestimit të asamblistit Besnik Mujeci në Tiranë.
“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro! Respekt. Era shtet!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër persona të tjerë u kap në Shqipëri pasi i kishin kaluar nga Kosova në Tiranë, 11 mijë e 300 doza ekstazi.
Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.
Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.