Një burrë i moshës madhore e ka denoncuar një rast të dhunimit në Polici, ku ka raportuar se është keqpërdorur nga një burrë tjetër.
Raportimi i rastit nga viktima është bërë gjatë ditës së djeshme dhe akoma nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur po dje, apo më herët.
Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se viktima dhe i dyshuari janë me probleme psiqike.
Si rezultat i raportimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.