Rasti i njohur si, “Rasti Kiqina”, ka ndodhur në Komunën e Drenasit, në vitin 2001.
Në këtë rast, pesë anëtarë të familjes Hajra janë vrarë gjatë kthimit nga një dasmë në fshatin e tyre në Drenas.
Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar me 30 vite burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, ka thënë se në këtë rast “drejtësia është përdorë për t’i fshehur vrasësit e vërtetë”.
Aii në “Debat Plus” ka theksuar se natën e vrasjes së familjes Hajra, Burimi, ishte duke e festuar ditëlindjen me shokë dhe persona të tjerë – të cilët kanë deklaruar por gjykata nuk i ka marrë për bazë.
“Burim Ramadani kishte ditëlindjen e 21 ne nate kur është vrare familja Hajra ne 23:17,ketë kohë kishte regjistruar krismat KFOR-i norvegjez. Burimi ishte me 16 persona ne ditëlindje,e ne lokalin ku festonte ditëlindjen kishte edhe polic edhe persona tjerë. Në këtë rast drejtësia është përdorë të ta mbyllur krimin. Dhe për t’i mbuluar vrasësit e vërtetë. Sepse asnjë argument i vetëm nuk është se ata janë vrasës apo kryes të atij krimi. Ata ishin duke e festu ditëlindjen me shumë persona në një lokal. Pastaj të gjithë më kanë ardhë kanë dhënë deklarata, i dërgoj në Gjykatë, mi refuzojnë, nuk m’i marrin provat e reja. Personat kanë deklaruar se i kanë digju krismat dhe tregojnë që nuk kanë lëviz nga tavolina që kanë qenë duke festu ditëlindjen”, ka thënë ai.