Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas operacionit të javës së kaluar, ka arrestuar edhe një person në Gjilan, si i dyshuar për përfshirje në rastin e fajdes, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, me ç’rast ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në lidhje me rastin, më 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Operacioni i 21 qershorit rezultoi me arrestimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës dhe shpalljen në kërkim të Albert Rexhepit, i njohur si Albert Malisheva.