Gjykata Themelore në Pejë, ka vendosur ta lirojë nga paraburgimi asmambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje Berat Lahu.
Paraburgimi iu ndërpre, për t’u caktua masë më e butë për të, masa ndalimit.
Lahut iu bastis shtëpia e u arrestua, me urdhër të prokurorit Rasim Maloku.
Ai, vazhdon ende të jetë i dyshuar për përfshierjen e tij në Rastin Brezovica, por Gjykata e Pejës, e cila tashmë e ka marrë përsipër, gjykimin e këtij rasti, ka vendosur t’ia ndërpresë masën e paraburgimit Lahut.
Kurse sa i përket masës së ndalimit, kjo masë Lahut do t’i vlejë, deri me datë 19 dhjetor të 2022-ës.
Atij iu ndalua, të ofrohet të pandehurëve dhe dëshmitarëve në rastin “Brezovica”