Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që pamundëson pagesat me dinarë.
Ai gjatë një interviste në Tëvë1, të martën, ka treguar se kur e mori informacionin rreth dinarit ka qenë në Uashington, dhe është befasuar nga vendimi, pasi thotë se nuk ka pasur fushatë informuese.
Më t’u kthyer në Prishtinë, thotë se është takuar me guvernatorin e BQK-së e më pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Të dyve, Rashiq thotë të ju ketë thënë se është dashur të ketë një fushatë informuese.
“Vendimi më befasoi sepse ne mund të jemi jo të informua por jo, në çështje që mund të kenë impakt, zakonisht jemi kyçur( përfshirë).Unë menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni, të hënën, kam kontaktuar së pari kryeministrin për një takim të martën, fillimisht shkova të guvernatori që më prezantoi dokumentin, pra të gjitha aspektet e dokumentit. Në takim me kryeministrin thash që kjo do të donte më shumë kohë për një fushatë sensibilizuese që do të informonte qytetarët mbi të gjitha”, ka thënë ai.
“Shikoni si të doni dëmi është bërë, në jetën e qytetareve besoni ka ma shumë përfitues tjerë sesa serbë. Tash për mua besoj që një opsion me i thënë tranzicioni me i pas disa hapa brenda tranzicionit”,ka deklaruar ai. /Gazeta Express