Rashica, “evropiani” i radhës

Vazhdon forma e mirë e lojtarëve të kombëtares para ndeshjeve të shtatorit.

Tashmë edhe Milot Rashica e skuadra e tij, Besiktas kanë kryer detyrën.

Ekipi nga kryeqyteti turk në edicionin e ri të garave evropiane do të luajë në Ligën e Evropës.

Anëtari i kombëtares edhe asistoi te goli i tretë, i realizuar nga Rafa Silva në minutën e 70′.

Duhet thënë se dueli përfundoi 5-1, ndërsa në total 8-4, pasi përballja e parë e luajtur në Lugano u mbyllë 3-3./Përmbledhja