Raportohet të jetë shkarkuar zëvendësministri Radomiroviq

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq është shkarkuar nga detyra.

Burime të Tëvë1 kanë thënë se ai është shkarkuar për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ditë më parë Radomiroviq është shkarkuar pasi që nuk ka bashkëpunuar me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi deri sa edhe e ka kërcënuar me një padi në Gjykatë”, ka thënë ky burim.

Lajmi nuk është konfirmuar deri tash nga Qeveria e Kosovës.

Emri i Radoica Radomiroviqit është përfolur në media, opinion e nga opozita se ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.